30.1.2012 - 5.2.2012
|
med. dent. dipl. Zahnarzt Svetlana Felk |
Mo.-Fr.: 8.00 - 22.00 |
|
Tel.: 052 213 44 66 |
Për banorët e qytetit të Winterthur-it si dhe të Rrethit Winterthur dentistët e qytetit të Winterthur-it ofrojnë shërbim urgjence 24-orësh gjatë 365 ditëve në vit.
Secila ordinancë dentistësh si dhe qendra operative e policisë së qytetit, Tel 052 212 66 66 ju informojnë mbi dentistin që e ka përsipër shërbimin e urgjencës. Ilaçet kundër dhimbjeve mund t ´i blini në çdo kohë në farmacinë e stacionit të trenave në Winterthur Tel 052 269 12 00.
Aksidentët duhet të trajtohen mundësisht pa humbur kohë. Drejtohuni mjekut dentist të urgjencës. Mjeku dentist që e ka përsipër shërbimin e urgjencës është i kontaktueshëm çdo ditë deri në orën 22.00. Nga ora 22.00 Uhr deri në orën 08.00 shërbimin e merr përsipër klinika për kirurgji nofullash dhe të fytyrës e spitalit universitar të Cyrihut, Tel. 044 255 50 66.
Na i sillni pjesët e dhëmbëve të thyera dhe vendosini ato në një qese të pastër, nëse e keni; do të ishte ideale në qoftë se do ta vendosnit në qese pak të lagët (për shembull me qumësht). Mos u mundoni ta pastroni dhëmbin. Në raste të humbjes së gjakut, shtypeni dhëmbin fort me një shami të pastër. Po qe se i keni aty afër: merreni me vete dokumentin e sigurimit dhe librin e vaksinave!
Dentisti i shërbimit të urgjencës merr masa të trajtimit kundër dhimbjeve, ai i punon strukturat provisore ose e ndalon humbjen e gjakut. Rastet urgjente nga lëmi i kirurgjisë së nofullës dhe të fytyrës i kalohen Qendrës virtuale për kirurgji nofullash dhe fytyre në Winterthur. Kjo qendër është një rrjet i ngushtë i mjekëve specialistë të FMH për kirurgji nofullash dhe të fytyrtës, i cili vepron në rajonin e Winterthur-it.
Po qe se keni dhimbje të forta dhëmbi, mos prisni deri në orët e mbrëmbjës. Merreni në telefon ordinancën e dentistit gjatë orarit të punës dhe cakojeni një kohë, kur mund të shkoni për trajtim. Jashtë orarit të shërbimit të ditës, sa i përket trajtimit me anë të ilaçeve kundër dhimbjeve, e keni në dispozicion edhe farmacinë për raste urgjente tek stacioni i trenave, Tel 052 269 12 00
Në kuadër të shërbimit urgjent kërkohet pagesa kesh. Në raste aksidentesh me dhëmbët kostot i merr përsipër sigurimi ndaj aksidenteve, merreni prandaj me vete dokumentin e sigurimit. Të gjitha kostot llogariten sipas tarifave të SOS-it të shoqatës së dentistëve zviceran. Në fundjavë si dhe gjatë natës kërkohet një çmim shtesë.